PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta    Sat Jan 15, 2011 9:46 pm



Rezultatet e dobëta në mësime gjatë semestrit të parë kanë çuar drejt vdekjes një vajzë 12-vjeçare nga Tepelena.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën rreth orës 17:40 në fshatin Ivzor të komunës Luftinjë, raportoi Balkanweb.

Minorenia me inicialet E. SH., nxënëse në klasën e 6-të të shkollës 9-vjeçare “Xhevit Çela”, u gjet e pajetë në kasollen e bagëtive.

Sipas burimeve policore, viktima u gjet nga nëna e saj, e cila po e kërkonte që prej një ore. Kjo e fundit është tronditur, kur ka vënë re të bijën varur me zinxhirin që lidhnin lopën.

Ndërsa, familjarët kanë nisur mortin, policia e sinjalizuar për ngjarjen ka mbërritur shpejt në fshatin Ivzor dhe kanë nisur hetimet.

Burime pranë grupit hetimor pohojnë se pas kqyrjes së kufomës, nuk u gjetën shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga ekspertiza e bërë si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët e 12-vjeçares, rezultoi se shkaku paraprak i vetëvarjes ishte ngarkesa psikologjike për shkak të rezultateve jo të mira të arritura në mësime gjatë semestrit të parë shkollor.

Familjarët e viktimës deklaruan para policisë se nuk kanë asnjë pretendim dhe asnjë dyshim për shkakun e humbjes së jetës të vajzës së tyre.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: