PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Miami nuk funksionon si duhet pa yllin LeBron James

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Miami nuk funksionon si duhet pa yllin LeBron James    Fri Jan 14, 2011 10:44 pm

Denver, 15 janar - Denver Nuggets ka nisur të shkatërrojë në fushë pikërisht në kohën kur po pritet që të shpartallohet vetë kjo skuadër. Bisedimet për ndërrime të lojtarëve janë duke u intensifikuar, ndërsa ditët e yllit Carmelo Anthony në Denver janë duke u numëruar.
Kjo nuk po e pengon skuadrën që të shkëlqejë në parket. Rezervisti J.R. Smith shënoi 28 pikë, ndërsa Anthony shtoi 21 të tjera, në fitoren e thellë që Denveri e shënoi të enjten mbrëma në shtëpi me rezultatin 130:102, përballë Miamit të hendikepuar pa LeBron Jamesin.
Denveri ka shënuar dy fitore të thella rresht. Ditë më parë e mposhti Phoenixin me 34 pikë dallim. Me këtë formë Denveri mund të bëhet një prej kërcënimeve në plejof në NBA. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Anthony mbetet në skuadër dhe ekipi nuk pëson ndonjë ndryshim.
"Unë definitivisht nuk jam i kënaqur me këtë situatë. Por Carmelo ka bërë shumë për qytetin, për klubin dhe mendoj se është koha e tij që të zgjedhë. Çfarëdo që dëshiron të vendosë, është koha e tij", ka thënë Smith.
Chris Bosh ka shënuar 24 pikë, ndërsa Dwyane Wade ka shtuar 16 të tjera për Miamin. Miami ka pësuar humbjen e dytë brenda dy netëve. Një natë më parë pësoi nga LA Clippersat. Dy humbje rresht, Miami nuk i ka pësuar që nga nëntori.
LeBron James mori një lëndim në ndeshje me Clippersat dhe nuk ishte në gjendje të ndihmonte skuadrën. Mungesa e njërit anëtar të treshes së madhe ishte e tepërt për Miamin.
"Tash të gjithë do të thonë 'LeBroni nuk ka luajtur'. Por, si sportist gjithmonë dëshiron të luash kundër më të mirëve", ka thënë Smith.
Denveri arriti epërsi prej 32 pikëve në çerekun e tretë, para se dy skuadrat të fusnin rezervistët në çerekun e katërt.
Miami në asnjë ndeshje këtë stinor nuk ka pranuar më shumë pikë.
"Ne nuk kemi mundur të adaptohemi pa LeBronin. Shpresojmë ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Por, edhe nëse nuk e kemi, do të dimë si të luajmë pa të", ka thënë Wade.
Te Denveri, Smith shënoi shumicën e pikëve nga treshet. Ai realizoi tetë treshe. Miami ishte koncentruar në mbrojtje zonale.
"Kur ai gjendet në atë zonë, është vërtet impresionues", ka thënë trajneri i Denverit, George Karl.


Denver - Miami 130:102
(Smith 28 - Bosh 24)

Oklahoma C. - Orlando 125:124
(Durant 36 - Howard 39)

Minnesota - Washington 109:97
(Love 35 - Lewis 19)

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Miami nuk funksionon si duhet pa yllin LeBron James
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: BASKETBOLL-
Kërce tek: