PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja   Fri Jan 14, 2011 10:37 pm



Prishtinë, 14 janar – Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja. Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell. Ambasadori e di se të zgjedhurit në parlamentin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.
Në intervistë, e cila do të botohet në "Koha Ditore" të shtunën, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra” e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja. Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.
“Çdokush që ka qenë i dënuar për ndonjë krim nuk duhet të shërbejë në qeveri. Edhe nëse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti është se një herë jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund të ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dënuar derisa ankesa të shqyrtohet. Këta njerëz nuk mund të jenë në qeveri. Së dyti, individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdokush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thënë Dell për "Kohën Ditore", në intervistën e cila botohet nesër. Në intervistë ambasadori amerikan flet edhe për dialogun e paralajmëruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të mund të ndodhë ai, për raportin e Dick Martyt dhe dëmin që akuzat aty i kanë shkaktuar imazhit të Kosovës, zhgënjimin me ngecjet në njohje ndërkombëtare të shtetit si dhe prioritetet që Kosova duhet t’i ketë për vitin 2011.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: