PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Le Temps: Jeta prej azilanti e Thaçit në Zvicër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 33

MesazhTitulli: Le Temps: Jeta prej azilanti e Thaçit në Zvicër   Sat Jan 08, 2011 9:38 pm



Shkup, 8 janar – Gazeta zvicerane që del në Gjenevë, Le Temps transmeton detaje nga jeta e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur ai jetonte si azilant në Zvicër dhe lobonte në mesin e diasporës për mbledhjen e mjeteve financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, publikoi agjencia maqedonase Makfaks.
Gazeta shkruan se Thaçi ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 e deri më 1998, se ka pasur statusin e azilantit politik dhe se ka studiuar shkencat politike dhe historinë në Universitetin e Zürichut.
Gazeta transmeton se ai është takuar rregullisht me përkrahësit e UÇK-së në qytetin Arau, nëpër banesa, kafiteri, madje edhe në redaksinë e një gazete të përditshme.
Eksperti për strategji ushtarake, Albert Stahel i ka thënë gazetës Le Temps se Thaçi ka shkuar në ligjëratat e tij, ku, si pohon ky profesor, ligjëronte për mënyrën e luftës së muxhahedinëve në Afganistan.
Gazeta shkruan po ashtu se Thaçi pesë deri gjashtë herë në vit shkonte fshehtas në Kosovë, në mënyrë që të forconte pozicionin e tij në UÇK, ndonëse si azilant këtë nuk ka guxuar ta bënte dhe ka rrezikuar t’i merrej ai status në Zvicër.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.eja-ti.tk
 
Le Temps: Jeta prej azilanti e Thaçit në Zvicër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: