PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë në Pejë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: “Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë në Pejë   Fri Jan 07, 2011 11:05 pm

Prishtinë, 7 janar - Raporti i fundit i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë përmban të pavërteta. Fakt i pakontestueshëm është rasti i dy prej dëshmitarëve, të cilët përmenden si të vrarë në rastin Haradinaj, e të cilët janë gjallë dhe jetojnë në Pejë. Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, pjesëtarët e familjes Muriqi rrëfejnë përjetimet tyre të rënda pas përmendjes së emrave dhe mohojnë të kenë qenë dëshmitarë të Hagës. Për ta, raporti është shpifës, ashtu siç e konsiderojnë edhe raportin tjetër të Dick Martyt. Paralajmërojnë padi ndaj institucionit që i shpalli të vdekur.
Më i vjetri i familjes Muriqi, Ramizi e lexon për të di satën herë gazetën dhe nuk u beson syve.
Ai lexoi dhe dëgjoi se Sadik dhe Vesel Muriqi kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur nga Haga në rastin Haradinaj dhe janë vrarë, ashtu siç pretendon raporti i fundit i Këshillit të Evropës për dëshmitarët e mbrojtur në Kosovë.
KTV-ja i takon të gjallë teksa jetojnë në Pejë normalisht dhe ky duket të jetë fakt i mjaftueshëm që të rrëzojë pohimet e raportit që pretendon se në Kosovë janë vrarë dëshmitarët për krime të luftës.
Në rrëfimin ekskluziv për KTV-në, Ramizi përkrah njërit prej të përmendurve si të vdekur, Sadik Muriqi, tregon se bashkëfamiljarët e tij kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt në jetën e tyre me Hagën.
Ai nuk di si ta argumentojë se janë gjallë pos t’i tregojë letërnjoftimet e tyre, ndërsa kërkon edhe të verifikohet kush ka dyshime.
Raportin e quajnë shpifës.
Sadik Muriqi, i përmendur në raport si i vrarë, është më fjalëpak, por ende ndihet i shokuar lidhur me atë se një deputet i një institucioni, si Këshilli i Evropës, i shpallë ata të vdekur dhe shkruan të pavërteta.
“Unë kur e kam ni në televizion, e kam ni veten shumë keq për do gjana që s’më kanë ndodh kurrë. Skam qenë dëshmitar i kurrkujna kurrë. E kam ni veten keq. Nuk e di qysh mundet me qit emra në raport, kur njerëzit janë gjallë”.
Raporti shpifës për dëshmitarët, thonë ata, dëshmon se i gjithë raporti i Dick Martyt është i tillë.
Ata paralajmërojnë padi dhe kërkojnë ndihmën e medias që të vazhdojë të raportojë të vërtetën, duke i ndaluar shpifjet që në fillim.
Disa ditë më parë, deputeti nga Monakoja i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Charles Gardetto (në foto), në raportin për dëshmitarët e mbrojtur, theksonte se në Kosovë gjendja është shumë e rëndë. Në raport pretendohej se në rastin Haradinaj, disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim janë vrarë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.
Raporti është futur për diskutim në agjendën e sesionit dimëror të Këshillit Evropës, që pritet të zhvillohet mes 24 dhe 28 janarit, ku do të prezantohet edhe raporti i Dick Martyt me pretendimet e tij për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
Fakti që dy prej emrave të përmendur janë gjallë mund të ngjallë debat lidhur me kredibilitetin e raportuesve dhe të vetë Këshillit të Evropës.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
“Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë në Pejë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: