PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi: Koalicionin do ta zyrtarizoj një javë pas 9 janarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Thaçi: Koalicionin do ta zyrtarizoj një javë pas 9 janarit   Fri Dec 24, 2010 11:28 pm


Prishtinë, 25 dhjetor – Hashim Thaçi po pret që në janar t’i hiqet epiteti që aktualisht e ka – kryeministër në largim. Beson se në gjysmën e parë të këtij muaji do ta zyrtarizojë koalicionin që do t’ia siguronte shumicën e ulëseve në Kuvend, me çka do të siguronte edhe udhëheqjen e ekzekutivit deri në vitin 2014. Nuk tregon se më kë do ta bëjë atë koalicion, por tregon se kush nuk mund të bashkëqeverisë me të. E në grupin e dytë, pos “Vetëvendosjes” e lë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Konsideron se qëndrimi i partisë 21-vjeçare në opozitë do ta pasuronte tërë skenën politike në vend.
Nuk ngurron të përzihet në punë të brendshme të kësaj partie dhe t’i tregojë kryetarit të saj, Isa Musafa, se për të është më mirë që të merret me reformimin dhe forcimin e LDK-së në katër vjetët e ardhshëm. I thotë që të mos shpresojë në krijimin e ndonjë qeverie teknike, e as të mos përpiqet që krizën e brendshme të partisë ta zgjerojë në krizë vendi.
Me bindjen se është politikani më i votuar në Kosovë, ai e ndien veten përgjegjës për ta gjetur një president të mirë. Nuk thotë nëse ai mund të jetë Behxhet Pacolli, Blerim Shala, Murat Jashari apo Adem Demaçi, por konfirmon se presidenti i ri do të ketë edhe adresë politike. “Vijat e kuqe” që i nxjerrin disa prej drejtuesve të AAK-së për të mos hyrë në koalicion me PDK-në, Thaçi nuk i merr shumë seriozisht, ashtu sikur nuk e mohon se po t’i jepej mundësia do ta vizitonte Ramush Haradinaj në Tribunalin e Hagës.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Thaçi: Koalicionin do ta zyrtarizoj një javë pas 9 janarit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: