PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë   Fri Dec 24, 2010 8:59 pm


Prishtinë, 24 dhjetor – Hashim Thaçi, sipas intervistës që i dha gazetës Koha Ditore, rreth raportit që e pandeh atë për përfshirje në trafikim organesh, po e pret me padurim ardhjen e një mysafiri në Kosovë. Ai është zvicerani Dick Marty, njeriu më i përfolur prej dy javësh.
Informatat që ka kryeministri në largim janë se Marty është ftuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, për të prezantuar në Prishtinë raportin e tij që përmban akuza për trafikim organesh njerëzore nga Thaçi dhe nga ish-drejtues të UÇK-së, përfshirë edhe akuza që e pandehin kryeministrin në largim të Kosovës si “bos” të një rrjeti mafioz që merret edhe me trafikim të armëve e drogës. Marty në fakt është mandatuar nga Këshilli i Evropës për të hetuar dyshimet për përfshirjen e UÇK-së në trafikim organesh të pengjeve serbe. Por autoritetet kosovare e kanë cilësuar raportin e tij si të mbushur me shpifje. Kanë paralajmëruar edhe padi për Martyn, por ai u është kundërpërgjigjur se gëzon imunitet. E Thaçi ka thënë për zviceranin, në intervistën e botuar sot në gazetën Koha Ditore, se nuk do të mundë t’i ikë përballjes me drejtësinë. Beson se ka argumente e dëshmitarë rreth motiveve të tij inkriminuese dhe mënyrës inkriminuese të bërjes së këtij raporti, të cilat do t’ia prezantojë drejtësisë herë do kur. Edhe vetë Dick Marty, sipas tij, tashmë është në dijeni për këtë gjë.
Thaçi në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, në pjesën e parë të së cilës ka folur vetëm për raportin e Dickut, e ka quajtur atë si “raport horror” dhe si “pamflet politik”.
Sipas tij, përmbajtja e këtij drafti që synohet të bëhet dokument, është përgatitur në Serbi, dhe e ka marrë bekimin e Rusisë. Raporti, sipas tij, nuk do t’ia dobësojë pozicionin si kryeministër në një takim që e ka paralajmëruar të ndodhë shpejt me presidentin serb, Boris Tadiq. Vendin se ku do të realizohet takimi nuk e ka treguar, por ka thënë se po përgatitet nga Perëndimi. Nga ky takim Thaçi pret “përmbylljen e kapitullit të errësirës dhe të konflikteve dhe hapjen e kapitullit të bashkëpunimit” midis Kosovës e Serbisë.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: