PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Akuza të marra, kurrë s’kam qenë në Shqipëri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Akuza të marra, kurrë s’kam qenë në Shqipëri    Thu Dec 23, 2010 8:28 pm

Beograd, 23 dhjetor – Njeriu që u prezantua si Jusuf Ercin Sonmez, mjeku i cili gjendet ne fletarrestim e Interpolit “për shkak të krimit kundër njeriut e shëndetit, tregtisë me njerëz dhe imigrim ilegal”, në një deklaratë ekskluzive për tablloidin beogradas Kurir pohoi se kurrë nuk ka qenë në Shqipëri dhe se miqtë e tij serbë qeshin për akuzat që i bëhen atij.

“Vërtetë nuk di si ta komentojë këtë proces absurd dhe të marrë që po zhvillohet në Kosovë! Kjo me gjasë po ndodhë pasi ata (Kosova) ende nuk kanë arritur të bëhen shtet juridik. Shumë miq të mi serbë qeshin për këtë, si dhe për shkak të situatës sime që e ka krijuar ai, ta quaj kështu, i mjeri Guardian”, i tha Sonmez gazetës serbe, duke theksuar se në këto hapësira ka qëndruar për herë të fundit qysh në kohën e ish-së RSFJ-së (para vitit 1990)

“Për herë të fundit kam udhëtuar në hapësirat tuaja derisa ishit ende Jugosllavi. Kam punuar në Kosovë me leje zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, si punëtor pa përgjegjësi. Ju nuk më njihni, por për fat të keq, unë çdo kah jam karakterizuar si monstrum. Mundem vetëm të vështroj këtë situatë dhe të ndjek se çka po ndodh pa kontrollin tim”, theksoi Sonmez. Ai nuk deshi të përgjigjej në pyetjen se me çka merret momentalisht dhe cilët janë ata miq të tij për të cilët na foli.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Akuza të marra, kurrë s’kam qenë në Shqipëri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: