PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ngjarjet që “tronditën” vitin 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Ngjarjet që “tronditën” vitin 2010   Tue Dec 21, 2010 2:05 am

Mund të thuhet se 2010 ka qenë një vit i shënuar nga katastrofat natyrore dhe ambientaliste. Nga tërmeti i Haitit, katastrofa e Gjirit të Meksikës, përmbytjet dramatike që shënuan miliona viktima në Pakistan, e deri tek humbja e Barak Obamës në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe fitorja e Dilma Rousseff në Brazil

Mund të thuhet se 2010 ka qenë një vit i shënuar nga katastrofat natyrore dhe ambientaliste. Nga tërmeti i Haitit, katastrofa e Gjirit të Meksikës, e deri tek përmbytjet dramatike që shënuan miliona viktima në Pakistan. Në fushën politike ngjarja më e madhe për t’u shënuar ishte zhgënjimi i hidhur i Presidentit amerikan, Barak Obama, i mundur nga republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Tërmeti i Haitit
Në 12 janar, në orën 16:53, në Port-au-Prince, toka në ishullin Haitit filloi të lëkundej. Brenda pak orësh vendi u shndërrua në një varrezë gjigande: nën gërmadhë dhe nëpër rrugë shihje mijëra kufoma. Përmasat e asaj tragjedie ishim apokaliptike. Më shumë se 250.000 viktima, 3 milionë të pastrehë dhe qindra mijëra të plagosur. Situata ende është e pashpresë në vendin më të varfër në botë.

Tragjedia greke dhe irlandeze
Georgos Papandreu, lideri socialist grek, menjëherë pas zgjedhjeve kishte folur për rrezikun që i kanosej shtetit grek për shkak të krizës ekonomike. Pikërisht kjo e fundit, më e rënda e shekullit, tronditi shtetin grek dhe terrorizoi Bashkimin Europian. Në fillim të vitit 2010, po të mos ishte për ndihmën e dhënë nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, shteti grek do të kishte “falimentuar”. 110 miliardë euro borxh patën një rëndësi të madhe për Athinën. Një plan i rreptë shkurtimesh e çoi vendin drejt revoltave dhe grevave të njëpasnjëshme. Zemërimi i popullit ishte aq i madh, sa nuk kursyen t’i vinin zjarrin vendit. Të njëjtin fat pati edhe Irlanda, që vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe një plan të rreptë shkurtimesh, do arrijë të nxjerrë vendin nga kriza.

Vullkani EYJAFJALLAJOKULL
Ky emër i vështirë për t’u thënë u bë ankthi i miliona pasagjerëve europianë. Në 20 mars, pas 187 vjetësh “gjumë”, vullkani islandez Eyafjallajokull u zgjua. Më pak se një muaj nga zgjimi, reja e tymit vullkanik arriti kontinentin europian duke pezulluar fluturimet dhe lëvizjen në pothuajse të gjitha shtetet e tij. Hiri mund të dëmtonte motorët, me pasoja të rrezikshme për jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Edhe shumë prej liderëve botërorë iu desh të udhëtonin me makinë apo tren.

Gjiri i Meksikës
Ishte katastrofa më e rëndë ambientaliste në historinë amerikane, dhjetë herë më e madhe se ajo e naftëmbajtëses “Exxon Valdez”, në vitin 1989. Në 20 prill, platforma “Deepwater Horizon” shpërtheu në Gjirin e Meksikës. U deshën plot 1006 ditë për të mbyllur të çarën. Me miliona fuçi naftë u derdhën në det me pasoja të tmerrshme. Miliona kafshë të ngordhura dhe një det që u ndot i gjithi me naftë. I akuzuari kryesor ishte “British Petrolium”, që edhe pse e pagoi me imazhin e vet, nuk mundi të ndreqë pasojat e pariparueshme.

Flotilja “Freedom”
Në 31 maj, një flotilje me aktivistë pro-palestinezë, teksa përpiqej të thyente bllokadën për në Rripin e Gazës, u sulmua nga forcat detare izraelite. Anijet e flotiljes mbanin flamujt amerikanë, turq, grekë dhe suedezë. Në bord ishin 610 aktivistë. Gjatë operacionit të ushtrisë izraelite mbi anijen turke “Mavi Marmara” humbën jetën nëntë qytetarë turq. Ankaraja ndërpreu raportet diplomatike me Jerusalemin, ndërsa Izraeli mbështeste faktin se anija turke transportonte armë dhe eksplozivë për “vëllezërit” e Hamasit.

Botërori i Afrikës së Jugut
Për herë të parë në histori, Botërori i futbollit u bë në Afrikë. Ngjarja më e madhe në historinë e futbollit u zhvillua nga 11 qershori në 11 korrik. Ky turne u fitua nga Spanja dhe gjithë bota mësoi të njohë tingullin e vazhdueshëm dhe të bezdisshëm të vuvuzelave afrikane.

Katastrofa në Pakistan
14 milionë të pastrehë dhe 2 000 të vdekur. Ky është bilanci tragjik i përmbytjeve, që në gusht fundosën veriperëndimin dhe Jugun e Pakistanit. Bilanci ishte më i frikshëm se cunami i vitit 2004 mbi brigjet aziatike. OKB-ja foli për një krizë humanitare, ndërkohë që shpërthimi i kolerës e vështirësoi shumë gjendjen. Ndihmat për Pakistanin erdhën nga e gjithë bota.

Afganistan
Lufta vazhdon të prodhojë ende viktima si mes civilëve, ashtu edhe mes talebanëve. Në mes të vitit, Barak Obama foli për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duke nisur që nga korriku i vitit 2011. Ky ishte një nga premtimet që Presidenti amerikan e kishte bërë para se të zgjidhej.

Një shpullë për Obamën
Në 2 nëntor, zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA i lanë një shije shumë të hidhur Presidentit Barak Obama dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. Fitorja e republikanëve ishte shumë e pastër. Ata arritën të merrnin mazhorancën në Kongres, ndërsa Senati mbahet nga demokratët. Pas kësaj humbjeje, Obama premtoi disa ndryshime në politikën e tij të jashtme dhe atë në fushën ekonomike, ku siç dihet ekonomia që prej krizës së vitit 2008 po e merr veten shumë ngadalë.

Një grua në krye të Brazilit
Në dhjetor, Dilma Rousseff u kurorëzua Presidentja e Brazilit pas turit të dytë të balotazhit. Ajo arriti që të mundë kandidatin konservator, José Serra. Me mbështetjen e Luiz Inacio Lula da Silvas, Dilma bëri realitet ëndrrën e saj. Por Rousseff, ish-ministre dhe anëtarja historike e “Partisë së punëtorëve”, shihet si burim shprese për brazilianët, duke qenë se nën drejtimin e Lulas, “mësuesit” të saj, vendi njohu një progres të jashtëzakonshëm.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 21

MesazhTitulli: Re: Ngjarjet që “tronditën” vitin 2010   Sat May 19, 2012 5:57 pm

me te vertete tronditese kan qen,te shohim tashi se cdo ndodhe ne 2012

_________________
Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ngjarjet që “tronditën” vitin 2010
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) ARGËTIM DHE ZBAVITJE (¯`♥´¯) :: KURIOZITETE-
Kërce tek: