PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pacolli mohon koalicionin me Thaçin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Pacolli mohon koalicionin me Thaçin    Sun Dec 19, 2010 11:18 pm

Prishtinë, 20 dhjetor - Drejtuesit e Aleancës Kosova e Re kanë hedhur poshtë deklaratat e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili, duke iu referuar takimit të zhvilluar në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të AKR-së Behgjet Pacolli, ka deklaruar se “është arritur marrëveshja në parim për koalicion, por ende nuk janë përcaktuar për ndarjen e ministrive”.

Lideri i AKR-së, Pacolli, ka thënë se ulja përballë Thaçit në një restorant në Prishtinë ka qenë vetëm një takim ku është biseduar “për proceset aktuale politike në vend” dhe assesi për “pamjen” e qeverisë së ardhshme.

Ai ka theksuar se “Askush askënd nuk e ka ftuar në kafe: duke e vlerësuar takimin me Thacin si një takim spontan.
Pacolli ka shtuar se e ka lënë të hapur mundësin e takimit të radhës me Thaçin, por pas zgjedhjeve të 9 janarit. Ndërsa nuk e prejashtoi mundësinë e lidhjes së koalicionit me PDK, por vetëm nëse siq u shpreh ai, plotësohen kërkesat e subjektit të AKR-së.

Sido që të jëtë në deklaraten e lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës thuhet se arsyeja e takimit mes Thaçit e Pacollit ka qenë formimi i koalicionit të ri qeveritar. Në komunikatë theksohet se prijësit e dy subjekteve tani më kanë shprehur vullnet politik për formimin e qeverisë së ardhshme.

Për këtë zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk u shprehen të gatshëm të prononcohen. Disa prej zyrtarëve të lartë të këtij subjekti madje kanë theksuar se nuk janë të informuar për takimin mes krerëve të këtyre dy subjekteve dhe se janë informuar përmes mjeteve të informimit.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Pacolli mohon koalicionin me Thaçin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: