PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga sot ANP mori emrin “Adem Jashari”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LinDa
Anëtar/e
Anëtar/e


Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/11/2010
Postime Postime : 69
Vendodhja Vendodhja : Prane teje

MesazhTitulli: Nga sot ANP mori emrin “Adem Jashari”   Sun Nov 28, 2010 3:02 am

Prishtinë, 28 nëntor – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga sot ka marrë emrin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Vendimi për këtë emërtim ishte marrë kohë më parë nga Qeveria në dorëheqje e Kosovës, kur u vendos që edhe autostrada Vërmicë – Merdar të pagëzohet me emrin e Ibrahim Rugovës.
Në ceremoninë e emërimit të ANP-së me emrin Adem Jashari, fillimisht drejtori, Agron Mustafa, foli për të arriturat dhe për nderin që i bëhet kështu këtij aeroporti. Pastaj, presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi rikujtoi se 28 Nëntori është festa më e rëndësishme kombëtare shqiptare, meqë me këtë datë lidhet krijimi i shtetit shqiptar, liria dhe nderi kombëtar, se në këtë ditë, më 1955 u lind personaliteti që i priu luftës çlirimtare të Kosovës, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari. Emri i Adem Jasharit do t’i shoqërojë udhëtarët që fluturojnë ose aterrojnë nga e në këtë aeroport nga qielli i Kosovës së lirë, tha Krasniqi, duke krahasuar krenarinë që duhet të ndjejnë ashtu si ata të Aeroportit të Parisit, që mban emrin e Sharl De Golit.
Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi vlerësoi vendimin e Qeverisë që drejton si shumë të goditur dhe uroi që ky aeroport ta mbajë me nder, kurse Sabit Brokaj nga Shqipëria, emri i të cilit është i lidhur me UÇK-në e komandantin e saj Adem Jashari, e quajti nder për këtë aeroport emrin që mori.
Në emër të familjes Jashari u falënderua Rifat Jashari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Nga sot ANP mori emrin “Adem Jashari”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: