PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHBA-ja: Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Thaçin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: SHBA-ja: Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Thaçin   Sat Dec 18, 2010 12:48 am

Washington, 18 dhjetor – SHBA-ja do ta vazhdojë bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, megjithë konstatimet e raportuesit të Këshillit të Evropës që atë e lidhin me krimet, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Philip Crowley, dhe vlerësoi se këto pohime nuk do t’i ndryshojnë fundamentalisht marrëdhëniet amerikane me Kosovën, transmeton gazeta serbe Blic.

“Në këtë moment dhe duke marrë parasysh parimin se çdokush është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet e kundërta, ai është kryeministër aktualt dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të”, ka deklaruar Crowley në konferencë me gazetarë.

“Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë në mënyrë fundamentale marrëdhëniet amerikano-kosovare. Ato janë të bazuara në interesin e dyanshëm, e jo në ndonjë personalitet për veçantë”, ka shtuar Crowley.

Ai ka përsëritur se administrata në Washington mbështet çdo hetim të “organeve kompetente” lidhur me akuzat e paraqitura në raport.

Crowley tha se disa akuza janë hetuar më herët, por për aq sa ky raport hedh dritë të re, hetimi duhet të vazhdohet. Sipas tij, nëse ekziston informatë përkatëse e zbuluar në raport atëherë ajo duhet plotësisht të hetohet.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
SHBA-ja: Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Thaçin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: