PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sëmundjet e zemrës dhe “stresi reduktiv”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Sëmundjet e zemrës dhe “stresi reduktiv”    Thu Dec 16, 2010 11:29 pm

Antioksiduesit gjerësisht konsiderohen si mbrojtje e rëndësishme nga sëmundjet e zemrës, por hulumtuesit nga Universiteti i Utah kanë gjetur nivele të larta të një antioksiduesi (glutation i reduktuar), i cili mund t’i kontribuojë sëmundjes. Njohuritë indikojnë një klasë të re barnash që duhet të zhvillohen për ta trajtuar sëmundjen ose madje ta parandalojnë atë.

Burimi: University of Utah

Proteina alfa B-Crystallin, e njohur si mbikëqyrëse molekulare, normalisht ndihmon proteinat tjera të mblidhen brenda qelizës. Në gjendje normale qeliza prodhon sasi korrekte të glutationit të reduktuar, që është i shëndetshëm për organizmin. Fatkeqësisht, kur gjeni i cili prodhon alfa B-Crystallin pëson mutacion, proteina mblidhet në mënyrë të çrregullt, që dallon në organe të ndryshme duke përfshirë edhe zemrën. Kur të ndodh kjo, glutationi i reduktuar është i prodhuar në nivele ekcesive sa që dëmton zemrën. Kondicioni që pason quhet “stresi reduktiv”.

Në një studim me minj laboratorikë me insuficiencë të zemrës të shkaktuar nga alfa B-Crystallina mutante, është gjetur aktivitet i rritur i proceseve biokimike që çon drejt nivelit të rritur të glutationit të reduktuar te kafshët.

Niveli i glutationit, njërit nga antioksiduesit më të fuqishëm të organizmit, është i rregulluar nga enzima G6PD. Studimi i bërë në minjtë me nivele të larta të G6PD dhe tek ata me nivel të ulët, rezultoi me nivel normal të glutationit të reduktuar dhe nuk u zhvillua insuficiencë e zemrës. Por, duke e zvogëluar nivelin e glutationit të reduktuar, në mënyrë të theksuar ndryshoi edhe mbijetesa e këtyre minjve, në parim u parandalua pamjaftueshmëria e zemrës.

Sëmundjet e zemrës, Alzheimer, Parkinson dhe sëmundjet tjera vdekjeprurëse janë të shoqëruara me stres oksidativ, ku radikalet e lira molekulare janë të prodhuara nga reaksionet oksiduese. Radikalet e lira qarkullojnë në trup duke nxitur reaksione kimike që dëmtojnë proteinat dhe shkaktojnë agregimin e tyre. Shumë njerëz marrin antioksidues për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet tjera proteinë-agreguese, mirëpo pak fakte evidentojnë veprimin e tyre.

Deri më tani “stresi reduktiv” nuk është shikuar në kontekst të sëmundjes. Duke zvogëluar nivelin e glutationit të reduktuar pa alterimin e gjenit mutant që kodon alfa B-Crystallinën, gjatë këtij hulumtimi tregohet se “stresi reduktiv” mund të adresohet nëpërmjet barnave të reja që shënjestrojnë rrugën gjenetike e cila e shkakton problemin.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Sëmundjet e zemrës dhe “stresi reduktiv”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: