PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prodhohet ilaçi që i jep fund përhapjes së tumoreve solidë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Prodhohet ilaçi që i jep fund përhapjes së tumoreve solidë    Thu Dec 16, 2010 11:27 pm

Prof. Mustafa Camgoz arriti të kthejë kancerin në një sëmundje “të shërueshme” pas prodhimit të ilaçit, që do lërë pas kimioterapinë. Ilaçi është në trajtë hapi dhe nuk do të kushtojë shumë.

Gazeta “Star”, bën të ditur se drejtuesi i qendrës së kërkimit për kancerin “Londra Imperial”, Prof. Mustafa Camgöz, deklaroi se kanë prodhuar një lloj ilaçi të ri, i cili do t’i japë fund përhapjes së tumoreve solidë, përhapjes së kancerit dhe vitin e ardhshëm do të fillojnë me eksperimentet klinike.

Ndalon përhapjen
“Faktori kryesor që i hap rrugën vdekjes tek të sëmurët me kancer është përhapja e shpejtë e kancerit. Objektivi ynë qëndron në parandalimin e përhapjes në vend të zhdukjes së tumoreve. Kështu sëmundja e kancerit mund të shndërrohet nga një sëmundje “vdekjeprurëse” në një sëmundje kronike, bashkë me të cilën mund të jetohet. Me anë të ilaçeve të reja, kanceri do të shndërrohet në një sëmundje kronike serioze por të kurueshme si diabeti, azma, aritmia, sëmundjet e zemrës etj”, u shpreh Prof. Camgoz.

Studimi zgjati 12 vjet
Duke treguar se kanë punuar 12 vjet mbi mendimin e parandalimit të kancerit, Prof. Cangoz na foli për teknikën: “në fillim zbuluam mekanizmin, më pas jemi përpjekur të zbulojmë mënyrën e kontrollimit të tij me anë të ilaçeve. Bashkuam dy specialitete, neurologjinë dhe onkologjinë. Kjo na mundësoi formimin e një vizioni të ri mbi kancerin. Tek qelizat kanceroze të përhapura, kemi vënë re zhvillimin e sinjaleve elektrike “hiperaktive”. Ashtu siç ndodh në sëmundjen e epilepsisë , edhe tek kanceri shikuam lëvizje të ngjashme. Qelizat hiperaktive përshtaten dhe përhapen shpejt. Ilaçi i zbuluar bllokon hiperaktivitetin dhe ndalon përhapjen e tumoreve”.

Gati brenda 5 viteve
“Ilaçet e reja janë prodhuar nga Imperial College ku kam punuar për 40 vjet me radhë. Ilaçi i ri nuk është toksik dhe nuk ka veti vdekjeprurëse si kimioterapia. Mund të hyjë në përdorim brenda 5 viteve. Ilaçet e reja në trajtë tabletash nuk do të jenë të shtrenjta”, tha Prof. Camgoz. /Start/

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Prodhohet ilaçi që i jep fund përhapjes së tumoreve solidë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: