PortaliForumPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bambi konfirmon forcën përballë Pejës edhe në "Karagaç"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 32

MesazhTitulli: Bambi konfirmon forcën përballë Pejës edhe në "Karagaç"   Thu Dec 16, 2010 9:34 pm

Pejë, 16 dhjetor - Basketbollistët e Bambit dolën fitues në derbin e javës së 12-të të Superligës përballë skuadrës së Pejës me rezultatin 74:68 të mërkurën në "Karagaç". Te skuadra e Pejës në këtë ndeshje debutoi plejmejkeri Samir Shaptahoviq, që edhe ishte më i dalluari me 23 pikë të shënuara. Për Pejën kjo është humbja e dytë këtë edicion nga skuadra e Bambit. Me këtë fitore Bambi mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 19 pikë dhe dy ndeshje më pak se Peja, që ka tubuar 21 pikë dhe është në vendin e dytë.

"Derisa ishin në lojë Kruaja dhe Grapci ishim shumë më të mirë, por pas largimit të tyre me nga pesë gabime nuk arritëm të mbahemi dhe pësuam humbje", ka thënë trajneri i Pejës, Bujar Loci.

Te Peja, pikë dyshifrore shënuan edhe Roland Beqiri (17) e Vigan Radoni (12).

Më efikasi në radhët e Bambit ishin Milan Strinkoviq me 19 pikë të shënuara dhe Jugosllav Dashiq me 14 sosh.

"Në pjesën e parë nuk arritëm të tregojmë lojën tonë, kurse në të dytën ishim më të mirë nën kosh dhe tepër efikas në sulm. Falënderoj Pejën për lojë të mirë dhe korrekte", tha pas ndeshjes trajneri i Bambit, Vladimir Dashiq.

Basketbollistët pejanë mbizotëruan në dy çerekët e parë në tërësi dhe në pushim shkuan me një epërsi prej 16 pikëve (43:27). Mirëpo, në çerekun e tretë dhe të katërt skuadra e Bambit arriti të kthehet në lojë. Gjatë këtyre dy çerekëve skuadra pejane shënoi vetëm 15 pikë.

Të enjten (sot) në kuadër të javës së 12-të, në palestrën "Minatori" të Mitrovicës luhet derbi në mes të Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje starton në orën 18:00.

Peja - Bambi 68:74 (21:16, 22:11, 10:20, 15:27)

Palestra e Sporteve "Karagaçi", Pejë
Shikues: rreth 500
Arbitra: Rifati, Vula, Goçaj

Peja: Hajdari, V. Radoni 12, V. Grapci 7, Shaptahoviq 23, Beqiri 17, R. Grapci 5, Nallbani, Dupa, Qallaku, Hajzeraj, Kuraja 2, Idrizaj 2

Bambi: Gajoviq, J. Dashiq 15, M. Dashiq, Pekoviq 14, Barllov 15, Strinkoviq 19, M. Dashiq, Bogovac 7, Devrnja 4, Rakonjac, I. Dashiq.

Superliga - XII

Peja - Bambi 68:74
Mitrovica - Bashkimi 62:87
K. Eurosporti - Kosova 101:70
Trepça - Sigal Prishtina sot

1. S. Prishtina 11 21
2. Peja 12 21
3. Bambi 10 19
4. Trepça 10 16
5. Bashkimi 12 16
6. Kosova 12 15
7. K. Eurosporti 11 15
8. Mitrovica 12 12

Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://eja-ti.top-forum.net
 
Bambi konfirmon forcën përballë Pejës edhe në "Karagaç"
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: BASKETBOLL-
Kërce tek: