Jeni duke e shfletuar faqen tonë si një Vizitor: mund të shikosh një pjesë të temave dhe diskutimeve por akoma nuk mund të marrësh pjesë në to, të shfrytëzosh në maksimum të gjitha shërbimet e ofruara nga regjistrimi.
Duke u REGJISTRUAR në komunitetin tonë, mund të shkruani mesazhe, të komunikosh me miqtë edhe në privat, të votosh në sondazhe, të ndash mendimin tënd me anëtarët tjerë si dhe shumë gjëra tjera. Të gjitha me një regjistrim falas
Të nderuar anëtarë! Nëse ju dëshironi, mund të mbështesni forumin duke bërë një donacion, dhe të bëheni bashkëpunëtor në Forum. Të gjitha donacionet tuaja do të garantojë vazhdimësinë dhe cilësinë e këtij forumi. Dëshiron ta sponzorizosh , atëherë kontaktoni Administratorin
Pas një performance jashtëzakonisht të shkëlqyer, këngëtarja Rona Nishliu ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest.
Në luftën e drejtpërdrejtë për çmimin e parë mes Elton Dedës, Sajmir Brahos dhe përfaqësueses së vetme nga Kosova, Rona Nishliu, triumfuese doli kjo e fundit me këngën e saj “Suus”.
Kënga “Suus” është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku shqiptar dhe me votat e jurisë Rona Nishliu arriti ta marrë çmimin triumfal që ia mundëson asaj pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh të muzikës europiane, Eurovision Song Contest, që mbahet vitin e ardhshëm në Baku të Azerbaixhanit.
Çmimet tjera të ndara:
Interpretuesja më e mirë: Rona Nishliu (Suus)
Teksti më i mirë: Sokol Marsi (Kristal)
Melodia më e mirë: Endi Sina (Mira vjet)
Çmimi i kritikës: Frederik Ndoci
Çmimi i orkestrimit: Klodian Çafoku. /Telegrafi/